Site icon Telegrafi

Johnson: Putin e paraqet Ukrainën sikurse Millosheviqi dikur Kosovën

Ish-kryeministri britanike Boris Johnson gjatë një interviste dhënë për Sky News, e ka krahasuar presidentin rus Vladimir Putin me ish-presidentin e Serbisë, njëherit i akuzuar për krime lufte, Sllobodan Millosheviqin.

Ai tha se Putin ka gabuar në “mënyrë katastrofike”, kur vendosi të sulmojë Ukrainën, transmeton Telegrafi.

“Të gjithë ne në qeverinë britanike kemi lexuar esenë e tij për Ukrainën, që e publikoi verën e kaluar. Ai në mënyrë thelbësore e vlerësoi gabimisht Ukrainën. Ishte sikur të lexonit për Sllobodan Millosheviqin që fliste për Kosovën”, shtoi Johnson.

“Millosheviqi mendonte që Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë së madhe dhe atdheu shpirtëror i kombit serb. Mendoj që Putini mendon njëjtë për Kievin dhe origjinën e besimit ortodoks”, theksoi ish-kryeministri britanik.

“Është një gabim total. Ukrainë është një kulturë evropiane e lirë dhe e pavarur me identitetin e saj, me ambiciet dhe fatin e saj. Ai bëri një gabim thelbësor”, tha për fund Johnson. /Telegrafi/

 

Exit mobile version