Te Interi mund të buzëqeshin, pasi kanë ardhur interesime të reja për Joao Marion.
Mesfushori portugez është bërë barrë për klubin zi kaltër pasi nuk kanë gjetur blerës.
Interi pagoi 40 milionë euro për lojtarin duke e bërë transferimin më të shtrenjtë në histori të klubit.
Por tani trajneri Luciano Spalletti nuk po llogaritë në shërbimet e tij dhe i ka kërkuar të gjejë një angazhim të ri.
Mediat gjermane kanë raportuar se tri skuadrat nga Bundesliga, Schalke 04, Wolfsburg dhe RB Leipzig janë interesuar për portugezin.
Por asnjëra nga skuadrat e lartpërmendura nuk janë të gatshme të shpenzojnë më shumë se 20 milionë euro për lojtarin.
Në anën tjetër Interi po kërkon ta largojë Marion për një shumë rreth 30 milionë.
Mario mund t’i bashkohet ndonjërës si huazim me të drejtë blerje në fund të stinorit.
Në garë për lojtarin janë edhe dy skuadrat spanjolle Betis dhe Sevilla por që edhe ato nuk janë të gatshme të shpenzojnë aq sa kërkon Interi.
Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e mesfushorit portugez. /Telegrafi/