Talenti i Atletico Madridit, Joao Felix ka zgjedhur formacionin më të mirë në histori të futbollit, ku shihen shumë yje dhe një rreshtim sulmues.
Felix befasoi të gjithë kur vendosi transferimin te Atletico Madridi për një shifër të raportuar prej 126 milionë eurove, duke vendosur veten tek njëri nga transferimet më të mëdha në histori.
Transferimi i tij i madh ka bërë që Felix të jetë shumë i pranishëm në media dhe rrjetet sociale, ndërsa së fundmi i është kërkuar të zgjedh 11-shen më të mirë në histori të futbollit.
19-vjeçari portugez ka vendosur të injoroj legjenda si Oliver Kahn, Paolo Maldini, Fabio Cannavaro dhe Roberto Carlos për të zgjedhur lojtar si David De Gea, Dani Alves, Virgil Van Dijk dhe Marcelo.
Përzgjedhjet e tij në portë dhe mbrojtje kanë bërë që të ketë reagime shumë të mëdha dhe sarkastike në rrjetet sociale.
https://twitter.com/Imrannosekai/status/1154673370086047744
Në mesfushë, Felix ka vendosur shumë lojtarë sulmues, pasi përveç dyshes, Andres Iniesta dhe Xavi, portugezi ka zgjedhur edhe Neymarin, Leite Kakan dhe Ronaldinhon.
Në dyshen e sulmit, portugezi pesë herë fituesit e Topit të Artë, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.
Mendimet se pajtoheni apo jo me përzgjedhjet e Joao Felix mund t’i jepni në hapësirën për komente. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=WwlBKzlDg7E