Emri i fundit në radarin e Interit është Dennis Praet, belgu nuk është i vetmi.
Por, 23-vjeçari i Sampdrorias nuk është i vetmi që kërkohet nga zikaltrit në mesfushë.
Sipas Tuttosport, objektivë janë edhe Arturo Vidal i Bayern Munichut, Nicolo Barella i Cagliarit dhe Bryan Cristante i Atalantas, por i huazuar nga Benfica.
Në verë sigurt do të shitet përfundimit Geoffrey Kondogbia, i cili është i huazuar Valencia.
Nuk përjashtohet mundësia edhe e shitjes së Marcelo Brozovic.
Vidal është pak më i vështirë i arritshëm pasi kiliani është mirë te skuadra gjermane dhe çmimi i tij është pak më i lartë.
Vlen të theksohet se aktualisht në qendër të mesfushës Interi ka dhe dyshen Matías Vecino e Roberto Gagliardini. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=aeQIctrc0C4