Site icon Telegrafi

Jo vetëm Alexander-Arnold, Real Madridi po mendon ta transferojë edhe një tjetër lojtar të Liverpoolit

Real Madridi mund të bëjë një lëvizje për Ibrahima Konate këtë verë, me Liverpoolin që është i hapur për shitjen e tij nëse dështojnë bisedimet e kontratës. 

Sipas një raportimi nga mediumi spanjoll Defensa Central, e ardhmja e qendërmbrojtësit francez në ‘Anfield’ nuk është më e sigurt. 

Liverpooli ende nuk ka arritur marrëveshje me të për rinovimin e kontratës dhe me afatin kalimtar që po afrohet, një shitje për 60 milionë euro është e mundshme. 

Kontrata aktuale e Konates skadon në vitin 2026, por ka dyshime sa i përket planeve afatgjate. 

Konate ka qenë një pjesë e rëndësishme e mbrojtjes së Liverpoolit, i njohur për fuqinë dhe qetësinë e tij. 

Megjithatë, drejtuesit e klubit anglez mund të vendosin që ta shesin tani, për të mos rrezikuar që ta humbasin falas në vitin 2026. 

Lexo po ashtu Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Për këtë arsye, Real Madridi po e monitoron nga afër situatën e tij, pasi e shohin atë si një kandidat të fortë për ta përforcuar mbrojtjen e tyre sezonin e ardhshëm. 

Kujtojmë se tashmë gjiganti spanjoll tash e sa kohë e ka konfirmuar interesimin e tyre edhe për Trent Alexander-Arnold, i cili me gjasë do të transferohet në ‘Santiago Bernabeu’ në fund të sezonit./Telegrafi/

Exit mobile version