Site icon Telegrafi

“Jeta e shqiptarëve vlen” – këngëtarët shqiptarë reagojnë ashpër në rrjetet sociale për rastin e paprecedentë të Klodian Rashës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në zonën Laprakës në Tiranë, ku një 25 vjeçar u qëllua për vdekje nga policia.

Raportohet se 25 vjeçari i quajtur Koldian Rasha nuk iu ishte bindur urdhrit të policisë për tu ndalur, madje ai ishte larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë që si fillim i është dukur si armë zjarri.

Prej orës 11:00 të rinjtë demokratë kanë nisur një marshim protestë për vrasjen e të riut Klodian Rasha ditën e djeshme nga një policë, i cili tashmë është i arrestuar.

Lexo po ashtu Protestë në Tiranë pas vrasjes së Klodian Rashës: Ministri Lleshaj të japë dorëheqjen

Lidhur me ngjarjen famëkeqe ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale, me shumë prej njerëzve që e krahasonin me atë të “Black Lives Matter” që ndodhi sivjet në Amerikë.

Shumë prej fytyrave publike, aktorë, prezantues e këngëtarë të njohur kanë shprehur revoltën e tyre lidhur me ngjarjen, duke mbështetur protestën paqësore të zhvilluar sot (e mërkurë) në Tiranë.

Fifi, Xhensila Myrtezaj, Besa Kokëdhima, Dojna Mema, Oriola Marashi, Stresi, Noizy, Kiara Tito, Bes Kallaku, Kejvina Kthella, Young Zerka, Gerta Shino, Klea Huta, Krusita, Irkenc Hyka, Aurela Gaçe, Romeo Veshaj janë vetëm disa nga emrat e famshëm që kanë reaguar për këtë rast.

Lidhur me ngjarjen e paprecentë, sonte me fillim nga ora 22:00 do të zhvillohet gjithashtu një protestë tjetër gjithëpërfshirëse.

Më poshtë, ju sjellim reagimet e yjeve shqiptar, të cilët kërkojnë drejtësi për të ndjerin Klodian Rasha. /Telegrafi/

Foto: Fifi/InstaStory

 

Foto: Xhensila Myrtezaj/InstaStory

 

Foto: Besa/InstaStory

 

Foto: Stresi/InstaStory

 

Foto: Noizy/InstaStory

 

Foto: Bes Kallaku/InstaStory

 

Foto: Young Zerka/InstaStory

 

Foto: Krusita/InstaStory

 

Foto: Irkenc Hyka/InstaStory

 

Foto: Aurela Gaçe/InstaStory
Exit mobile version