Telegrafi

Jesus dhe Icardi në radarin e Juventusit

Juventusi thuhet se ka identifikuar Gabriel Jesusin dhe Mauro Icardin si synime të mundshme për afatin kalimtar të verës.

Zonja e Vjetër ka filluar të mendoj për sezonin e ardhshëm dhe tashmë ka etiketuar objektivat e mundshme të transferimit.

Sipas gazetës Tuttosport, sulmuesi i Cityt, Jesus dhe ai i Interit, Icardi, i cili është i huazuar te PSG janë emrat më të përfolur.

Lexo po ashtu Guardiola planifikon rindërtimin e skuadrës, pesë yje pritet t’i largojë në verë

Të dy lojtarët besohet se vlerësohen në shifrën 70 milionë eurove dhe kjo nuk do të ishte problem për klubin italian.

Jesus thuhet se pëlqehet më shumë shkaku edhe i moshës më të re se Icardi, ndërsa transferimi mund të jetë më i lehtë shkaku i dënimit të Cityt nga UEFA.

Lexo po ashtu PSG dhe Juventusi gati planin për rikthimin e Icardit në Itali

Në anën tjetër, Icardi do të ishte më i vështirë për t’u transferuar shkaku i raporteve mes Interit dhe Juves, ndërsa PSG mund ta shfrytëzoj të drejtën e blerjes.

Real Madridi gjithashtu ka qenë i lidhur me një veprim për Icardin, i cili ka shumë gola në këmbët e tij. /Telegrafi/