Site icon Telegrafi

Java e McGregorit që nga humbja nga Khabib: Një mal me para, por edhe shumë lajme të këqija

Conor McGregor (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Tashmë kanë kaluar një javë që kur Conor McGregor humbi nga Khabib Nurmagomedov në UFC 229.

Kjo ndeshje vazhdon të komentohet për përleshjen masive që ndodhi pas përballjes, por jo vetëm.

Nata e UFC 229 arriti rekord në PPV (shërbimi televiziv me pagesë, duhet të paguash për të shikuar një ngjarje nga televizioni), irlandezi përveç çekut të garantuar nga UFC në vlerë 2.5 milionë euro (gjysmë milion më shumë se Khabib), pritet të arkëtojë edhe 43 milionë tjera nga PPV.

Lexo po ashtu Babai i Khabib i dërgon një mesazh Conorit në Instagram, ndërsa thotë se djalin e tij do ta dënojë më shumë se UFC-ja

Por, e ardhmja e tij mbetet e paqartë, ndërsa më poshtë keni javën e tij që nga përballja më e madhe në histori të UFC-së:

E shtunë:

McGregor e humbi përballjen me Khabib duke u dorëzuar në raundin e katër. Por, kjo është vetëm gjysma e historisë, irlandezi pas kësaj u sulmua nga Zubaira Tukhugov dhe Islam Makhachev brenda oktagonit.

Momenti kur Khabib Nurmagomedov e detyroi Conor McGregorin të dorëzohet (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Këto skena filluan pasi kampioni nga Rusia kaloi rrethojat e oktagonit dhe filloi përleshjen me trajnerin e McGregorit, Dillon Danis. Në fund McGregor refuzoi të ngrejë padi ndaj dy personave të skuadrës së Khabib.

Lexo po ashtu Njihuni me Dillon Danis, njeriu që e nervozoi aq shumë Khabibin sa e bëri të dal nga oktagoni

E diel:

McGregor edhe pse u dominua nga Khabib, ai kërkoi remeç me kampionin.

E hënë:

McGregor poston fotografinë e parë në rrjetet sociale pas përleshjes me Khabib, ai shikohet se ka njërin sy të nxirë. Ndërsa flitet shumë se ai do të pensionohet nga UFC.

E martë:

McGregor suspendohet nga UFC në baza mjekësore për një muaj dhe nuk i lejohet asnjë kontakt deri më 28 tetor.

Conor McGregor gjatë përballjes me Khabib Nurmagomedov në T-Mobile Arena, Las Vegas, Nevada (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

E mërkurë:

McGregor njoftohet se në nëntor do të ketë dëgjimin final lidhur me akuzuat disiplinore nga Komisioni Atletik i Nevadas.

E enjte:

McGregor parakalohet nga Khabib në renditjen e përgjithshme  P4P në UFC, rusi ngjitet në vendin e dytë, kurse Conor bie në vendin e tetë.

Buzëqeshja e Conor McGregor mund të kthehet vetëm nëse ka një përballje tjetër, apo ai mendon për fitimet e mundshme (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Ndërsa lajmi i mirë është se UFC 229 ka thyer rekord në PPV (paguaj për të parë), dhe kështu irlandezi pritet të marrë rreth 43 milionë euro fitime.

E premte:

Shpresat për një remeç me Khabib zbehën pasi rusi kërcënon UFC-në me largimin nëse ata përjashtojnë shokun e tij, Zubaira Tukhugov.

Lexo po ashtu Khabib zbulon se ka ofertë nga WWE, i dërgon mesazh gjigantit Brock Lesnar

Gjithashtu oferta nga WWE për Khabib mund të jetë një shuarje e ëndrrës së Conor për një tjetër përballje me Nurmagomedovin. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Bm-MUXnzxXs

Exit mobile version