Nuk është sekret që Japonia është një vend nga i cili mund të mësojmë shumë dhe veçohet një këshillë e shkencëtarëve vendas për vënien në gjumë të foshnjave
Nëse foshnjën tuaj nuk mund ta zërë gjumi, truku është ta mbani në krahë atë për pesë minuta duke ecur dhe më pas edhe për tetë minuta të tjerë.
Kjo metodë u zbulua nga studiues të udhëhequr nga Kumi Kuroda në Institutin Kombëtar të Shkencës – Riken. Siç thonë ata, falë mbajtjes së foshnjës për ato tetë minuta pasi të bjerë në gjumë, ajo nuk do të zgjohet kur ta vendosni në shtrat.
Rregullat e çuditshme të rritjes së fëmijëve na lanë pa fjalë, por për shkak të këtyre rregullave, kur të rriten, bëhen njerëz të aftë, shkruan nikkei.com, përcjell Telegrafi.
Eksperimentet u bënë me 21 foshnja, të moshës deri në shtatë muaj. Procedura fillimisht testoi katër lloje të ndryshme lëvizjesh për 30 sekonda dhe krahasoi reagimet e foshnjave.
Efektin më të mirë e dha metoda “merre në krah dhe ec”, ndërsa vendosja e foshnjës në karrocë dhe lëvizja e saj para dhe mbrapa pati rezultate të dobëta, por pozitive.
Dy opsionet e tjera, “të mbash fëmijën dhe të ulesh” dhe ta vendosësh fëmijën në shtrat, nuk patën asnjë efekt.
Ekipi më pas testoi gjatësinë e ecjes, duke zbuluar se pas pesë minutash të gjitha foshnjat pushuan së qari dhe gjysma ra menjëherë në gjumë.
Ecja me një shpejtësi normale duket të jetë e mjaftueshme, por duke qenë se foshnjat ka të ngjarë të zgjohen kur prindi ndalon së ecuri, rezultatet sugjerojnë se është më mirë të ecësh me ritëm sikur të ecësh në rrathë rreth tryezës, në vend që të lëvizësh mbrapa dhe mbrapa, të themi, korridorit.
Studiuesit zbuluan gjithashtu se është shumë e rëndësishme të presësh ato tetë minuta kur foshnja të bie në gjumë dhe vetëm atëherë ta vendosësh në shtrat, sepse çdo gjë më pak se kjo ndoshta do të thotë – zgjim. /Telegrafi/