Site icon Telegrafi

Iu premtuan në Big Brother bashkë me Kiarën, Luiz Ejlli thotë se akoma nuk u realizuan pushimet në Maldive

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë nisur pushimet së bashku me nënën e artistit shkodran dhe vajzën e tyre, Luna Mari.

Çifti këtë kohë ka qenë shumë aktiv edhe në rrjete sociale, duke zbuluar për publikun se si po kalojnë në Bodrum të Turqisë.

Mbrëmjen e kaluar (e diel), fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP zbuloi se produksioni i këtij formati ende nuk ia ka dhënë pushimet në Maldive.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo gjë iu premtua gjatë kohës që dyshja ishin në këtë reality shou, në kuadër të befasive që ndanin për banorët.

Lexo po ashtu Luiz Ejlli dhe Kiara Tito bashkë me vajzën e tyre shijojnë pushimet në Turqi

”Nuk i bëmë Maldivet, se di pse. Ata qofshin”, ka thënë këngëtari në fund të videos.

Foto: Screenshot/Instagram

Nuk dihet arsyeja, ndonëse ka kaluar më shumë se një vit që nga mbarimi i BBVA 2.

Në ndërkohë, në edicionin e tretë të Big Brother fituese u shpall aktorja Egla Ceno. /Telegrafi/

 

Exit mobile version