Site icon Telegrafi

Italia zgjedh më të mirët, të gjitha çmimet i merr Juventusi

Juventusi dominon çmimet e më të mirëve në futbollin italian për vitin 2016, në ceremoninë gala që u zhvillua sonte në Milano.

“Zonja e Vjetër” u vlerësua si skuadra më e mirë, ndërsa Massimiliano Allegri mori trofeun e trajnerit të vitit.

Lojtari më i mirë në Serie A u shpall Leonardo Bonucci.

Treshja e Juventusit

Po ashtu, bardhezinjtë dominojnë edhe formacionin e vitit, me 6 nga 11 lojtarët e përzgjedhur, duke mos llogaritur Miralem Pjanicin dhe Gonzalo Higuainin.

Ekipi më i mirë për vitin 2016 në Itali përbëhet nga Buffon; Bonuci, Barzagli, Chiellini, Koulibaly; Pjanic, Nainngolan, Pogba; Hamsik, Dybala, Higuain.

Allegri trajner i vitit

Nikola Rizzoli u shpall gjyqtari më i mirë për herë të gjashtë në karrierë, ndërsa talenti më i mirë i Serie B, Leonardo Morosini. /Telegrafi/

Exit mobile version