Donny Van de Beek është shumë pranë transferimit në La Liga te Real Madridi.
Mesfushori i talentuar holandez ka pranuar se është në negociata me klubin madrilen.
Reali pritet të paguajë rreth 60 milionë euro te Ajaxi për ta rrëmbyer mesfushorin ofensivë.
E për këtë transferim të mundshëm ka folur edhe ish-sulmuesi danez i Ajaxit, Keneth Perez.
“Për mua largimi i Van de Beek më shumë është humbje për Ajaxin se sa pasuri për Realin”.
Perez e ka këshilluar reprezentuesin holandez që t’i bashkohet Liverpoolit për t’u rritur edhe më shumë si futbollist.
“Unë do ta këshilloja atë që të nënshkruante me Liverpool, le të merr shembullin e Wijnaldum”, deklaroi Perez për Fox Sports. /Telegrafi/