Telegrafi

Ish-mbrojtësi Nicol: Liverpooli duhet të nënshkruajë me Godinin dhe jo Vidan

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Steve Nicol ka thënë se Reds duhet të shmangin një lëvizje për kroatin Domagoj Vida dhe të shkojnë pas mbrojtësit të Atletico Madridit, Diego Godin.

Qendërmbrojtësi Vida, i cili ishte partner i Dejan Lovren deri në finalen e Kupës së Botës me Kroacinë, është lidhur me një kalim në Anfield pas paraqitjeve mbresëlënëse të 29-vjeçarit në Rusi.

Gjithashtu i lidhur me Evertonin dhe West Hamin, mbrojtësi i Besiktasit do të përfaqësonte një opsion relativisht të lirë, potencialisht rreth një shifre prej 25 milionë eurosh dhe kjo thuhet se ka joshur skuadrën e Jurgen Kloppit.

Lexo po ashtu Po shkëlqen në Botëror, Liverpooli me ofertë zyrtare për Vidan

Megjithatë, ish-mbrojtësi Nicol beson se skuadra e Klopp duhet të vendosë për transferimin e uruguaian Godin, në vend të kroatit Vida.

Domagoj Vida (Getty Images)

“Unë do t’i thosha jo nënshkrimit me Vidan”, ka thënë fillimisht Nicol për ESPN.

“Nëse do të mundem tani, unë do të shkoja në Atletico Madrid dhe do të merrja Godinin”.

Diego Godin (Getty Images)

“Ai ka vetëm edhe një tjetër sezon të mbetur në kontratën e tij dhe djaloshi është një lojtari  i cili organizon gjithë mbrojtjen”.

“Atletico Madridi nuk e ka fituar asnjëherë Ligën e Kampionëve, ndërsa Liverpooli pesë herë. Ky do ishte një hap para edhe për lojtarin”, përfundoi ish-mbrojtësi. /Telegrafi/