Ish-agjenti i Sadio Mane, Thierno Seydi ka thënë se ai do të nxiste yllin e Liverpoolit të transferohet te Real Madridi.
Seydi beson se Mane ka arritur gjithçka që mundet me klubin e madh anglez dhe i duhet një sfidë e re.
Ai në të kaluarën ka qenë ish-agjenti i sulmuesit dhe ka thënë se do ta nxiste atë të transferohet të Los Blancos, të cilët kanë kohë që e duan.
“Qëndrimi në Liverpool nuk është diçka e keqe, por një lojtar ka nevojë për një sfidë. Çfarë do të fitojë më shumë sesa fitoi nëse qëndron në Liverpool?”, ka thënë fillimisht Seyd për 7TV.
“Sadio e ka vendosur nivelin shumë lartë. Ai fitoi gjithçka me Liverpoolin. Kështu që, në një moment, duhet të dish të largohesh në kohën e duhur”.
“Unë e di personalisht që për tre vjet Real Madridi ka qenë i interesuar për Sadio Mane”.
“Për mua, të shkosh në Real nuk është një regres, përkundrazi është një rezultat. Ju arrini në një klub galaktik. Do të jeni edhe më të publikuar. Reali është një nga klubet më të famshëm në botë”.
“Nëse interesi i Realit është i vërtetë, unë do t’i këshilloja ata (agjentët aktualë të Mane) që ta pranojnë atë”, përfundoi ish-agjenti i Mane. /Telegrafi/