Site icon Telegrafi

Isco shtyn rinovimin, këto klube të mëdha fërkojnë duart

Isco shtyn rinovimin me Real Madridin.

E ardhmja e mesfushorit të Los Blancos vazhdon të mbetet në dilemë. Palët kanë nisur bisedimet, në një marrëveshje paraprake futbollistit i është ofruar rinovimi deri më 2018.

Dëshira e mesfushorit është të qëndrojë tek Reali, por më parë kërkon të dijë planet e klubit në lidhje me aktivizimin e tij.

Në 26 takime të luajtura në total ai është aktivizuar në vetëm 17 prej tyre.

Në 12 ndeshje ai ka nisur si titullar dhe vetëm dy ka arritur të zhvillojë 90 minuta të plota.

Në Itali janë tre skuadra që kanë shfaqur hapur interesin e tyre. Juventusi prej kohësh ka nisur bisedimet me menaxherin e lojtarit, ndërkohë që në garë është futur Interi e Milani.

Në Angli, Tottenaham edhe Man. City gjithashtu janë në garë për spanjollin.

Në tjetër faktor shumë i rëndësishëm në lidhje me të ardhmen e Isco është edhe shoku i tij skuadrës James Rodriguez.

Nëse kolumbiani largohet atëherë mesfushori do të ketë më shumë hapësira në formacion. Gjithsesi e ardhmja për Iscon vazhdon të mbetet në dilemë.

Exit mobile version