Telegrafi

Intervistë ekskluzive me kryeministrin Hoti: Zbatimi Ligjit për Rimëkëmbje, afërsia e mundshme me PDK-në, raportet me Vjosa Osmanin dhe zgjedhja e presidentit

Foto: Arkiv

Në një intervistë speciale, kryeministri Avdullah Hoti flet për zhvillimet e fundit në vend në emisionin ‘Përballje’ në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu.

Si e vlerëson ai rëndësinë e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe si do të shpërndahen mjetet e parapara për kategori të ndryshme? A jemi vonë me këtë ligj?

A e ka shpëtuar PDK qeverinë Hoti me votat për këtë ligj? A është kjo një afërsi e mundshme e PDK-së me Qeverinë e tij?

Si u përgjigjet Hoti kritikave të PDK-së e LVV-së për qeverisje të ‘lodhtë’ dhe ilegjitime?

 

Intervistë me kryeministrin Avdullah Hoti (Foto: Korab Basha)

Pse ai e quan veprim racional të LDK-së prishjen e koalicionit me Albin Kurtin e LVV?

Pse ai vlerëson se pasi mori qeverinë e ka rikthyer Kosovën në binarë të rregullt?

A ka mospajtime me ministrat e AAK-së në qeveri dhe me liderin e tyre, Ramush Haradinaj?

A ka Hoti komunikime me u.d së presidentes Vjosa Osmani? A do të kemi president apo zgjedhje të reja?

 

Intervistë me kryeministrin Avdullah Hoti (Foto: Korab Basha)

Të gjitha këto dhe tema të tjera, sonte në ora 19:00 në “Përballje” në Telegrafi.com dhe Facebook. /Telegrafi/