Barcelona është duke tentuar që të transferojë Georginio Wijnaldumin nga Liverpooli në janar.
Skuadra katalunase tentoi edhe në verën e këtij viti që të transferonte mesfushori holandez, mirëpo The Reds nuk e lejuan largimin e tij.
Ronald Koeman ka kërkuar nga Barcelona që të ndodhë transferimi i Wijnaldumit në afatin dimëror, mirëpo fillimisht duhet të shesin.
Mirëpo, Blaugranasit e din se sa e vështirë është që të transferojnë mesfushorin, pasi në garë për të është futur edhe Interi.
Nerazzurët janë të gatshëm që të ofrojnë Christian Eriksenin për t’i marrë shërbimet e Wijnaldumit qysh në janar.
Antonio Conte nuk llogaritë më në danezin dhe dëshiron ta marrë holandezin që po shkëlqen te Liverpooli. /Telegrafi/