Telegrafi

Interi projekton transferimin e Wilfried Singos nga Torino, por edhe dy top klube të tjera e duan lojtarin

Interi nuk e ka mbajtur mbrojtësin e djathtë italian Raoul Bellanova pasi e kishte huazim sezonin e fundit nga Cagliari.

Kësisoj anësori ka kompletuar transferimin te Torino dhe pikërisht nga kjo skuadër Interi synon të marrë një mbrojtës të djathtë.

Mbrojtësi i djathtë ka katër vite që luan në Serie A dhe duket se është gati ta bëj hapin e madh në karrierë.

Lexo po ashtu Dumfries pritet të largohet, Interi ka tre opsione për ta zëvendësuar holandezin

22-vjeçari ka kontratë me Torinon deri në verën e vitit 2024 dhe nuk ka pranuar rinovimin duke zgjuar interesimin e Interit.

Neroazzurët janë duke biseduar me Torinon pasi duan ta përforcojnë krahun e djathtë të mbrojtjes me Singon i cili është gati për tu larguar.

Torino synon që nga shitja e mbrojtësit nga Bregu i Fildishtë të fitojë rreth 13 milionë euro, shumë që po konsiderohet e lartë nga Interi për një futbollist që ka vetëm edhe një vit kontratë.

Gjithsesi situatën e lojtarit janë duke e monitoruar edhe dy gjigantët tjerë italianë Roma dhe Juventus që gjatë ditëve të ardhshme pritet të dalin me oferta. /Telegrafi/