Romelu Lukaku ka bërë shumë pak për të lënë përshtypje prej se është kthyer te Interi në verë dhe klubi italian pritet ta kthejë të Chelsea në fund të sezonit.
29-vjeçari u ka kushtuar rreth 20 milionë euro Nerazzurrëve (shuma e huazimit plus paga), mirëpo ka pasur probleme me lëndime dhe formë jo të pëlqyeshme duke startuar vetëm në pesë ndeshje të Serie A, ku ka realizuar vetëm një gol (në gusht kundër Lecces).
Siç transmeton Corriere dello Sport, Interi është ende në pritje që belgu ta rikthejë formën duke dashur të shohin paraqitjet dhe golat e tij.
Megjithatë, siç po qëndrojnë gjërat, zikaltrit do ta lënë të kthehet në Stamford Bridge duke mos dashur të bëjnë një investim tjetër të madh për të marrë shumë pak në shkëmbim.
Në anën tjetër, sipas La Gazzetta dello Sport, nëse ai arrin ta rikthejë formën në muajt në vijim, atëherë Interi mund ta mbajë edhe për një sezon. /Telegrafi/