Romelu Lukaku thuhet se do të transferohet gjatë javës së ardhshme nga Chelsea te Interi në një marrëveshje të përhershme.
Javët e fundit kanë qenë të ngarkuara me thashetheme rreth të ardhmes së sulmuesit belg, i cili përfundoi huazimin te Interi dhe duhej të kthehej të Blutë.
Megjithatë, Nerazzurrët e duan Lukakun në ekip, edhe pse deri tani kanë dështuar në ofertat e tyre për huazim me të drejt blerje.
Por, sipas Gazzetta dello Sport, Lukaku nuk ka qenë kurrë kaq afër rikthimit te Interi. Goditja është vendimtare dhe transferimi pritet të kompletohet ditëve të ardhshme.
E gjithë kjo thuhet se është rezultat i takimit të djeshëm mes drejtuesve të Interit dhe agjentit të Lukakut, Sebastien Ledure, i cili si një vit më ndërmjetësoi në negociatat e kalimit të belgut te Nerazzurrët.
Gjatë bisedës, drejtuesit e Interit i komunikuan Ledure synimin e tyre për të blerë kartonin e Lukakut, ashtu siç kërkohej nga klubi londinez.
🚨🚨 Romelu Lukaku has NEVER been so close to returning to #Inter PERMANENTLY. #Inter met with his lawyer-agent and informed him of the club’s decision to buy Lukaku outright- an offer of €30M + bonuses is ready. 🇧🇪
[via @Gazzetta_it 🌗] pic.twitter.com/q7qOTOFqEv
— Inter Xtra (@Inter_Xtra) July 7, 2023
Interi nuk do të donte të shkonte përtej shifrës së 30 milionëve. Por, në mënyrë të arsyeshme, pjesa fikse do të duhet të shoqërohet me bonuse të lidhura me objektivat e klubit si kualifikim në Ligën e Kampionëve, Scudetto dhe rruga në garat evropiane për t’iu afruar sa më shumë kuotës së 40 milionëve.
Mediumi italian shton se që nga dje për herë të parë Interi dhe Chelsea bien dakord për modalitetin e marrëveshjes. /Telegrafi/