Telegrafi

Interi pret luftë ofertash për Gabigolin, katër klube të interesuara

Gabriel Barbosa (Foto: Daniel Apuy/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi në pronësi të Interit, Gabriel Barbosa i njohur si Gabigol mund të kalojë te Crystal Palace ose West Ham, sipas raportimeve, nëse Flamengo nuk mund të pajtohet me klubin italian për një marrëveshje të përhershme.

Braziliani shënoi së fundmi të dy golat në finalen e Copa Libertadores kundër River Plate për të siguruar titullin e madh për Flamengon, që e nënshkroi atë në huazim për një vit në fillim të vitit 2019.

Shfaqjet e tij në dukje kanë tërhequr vëmendjen e klubeve nëpër Evropë, pasi ai shënoi 31 gola në 38 ndeshje në të gjitha garat me klubin brazilian.

Lexo po ashtu Flamengo fiton Copa Libertados pas fitores së çmendur në fund ndaj River Plate, Gabigol heroi i brazilianëve

Sipas mediumit të njohur Fcinternews.it, Crystal Palace dhe West Ham janë të interesuar të nënshkruajnë me sulmuesin 23-vjeçar.

Interi kishte raportuar se ishte gati të pranonte 22 milionë euro nga Flamengo për Gabigolin, kur të dy klubet ranë dakord për huazimin e lojtarit.

Gabriel Barbosa (Foto: Raul Sifuentes/Getty Images/Guliver)

Sidoqoftë, raporti i mediumit të lartcekur thotë se pas shfaqjeve të tij, Interi tani po shpreson për një luftë ofertash nga klubet e interesuara.

Lexo po ashtu Paraqitja e shkëlqyer në finale, Interi rrit çmimin e ‘Gabigol’

Nerazzurrët shpresojnë të shesin Gabigolin për rreth 30 milionë euro dhe këto para t’i përdorin për të forcuar skuadrën e Antonio Conte, i cili ka disa muaj që ankohet për mungesën e alternativave.

Mendohet se edhe gjermanët e Schalkes janë të interesuar për brazilianin, i cili shënoi vetëm një gol për Interin në nëntë paraqitje, asnjëra si titullar. /Telegrafi/