Site icon Telegrafi

Interi po heziton blerjen e Lukakut, Conte i zemëruar me drejtuesit

Antonio Conte po e shtyn Interin të mbyllë sa më shpejt një marrëveshje për sulmuesin e Manchester Unitedit, Romelu Lukaku.

Sipas mediumit britanik The Sun, Interi po heziton t’i paguajë 75 milionë funte apo rreth 85 milionë euro për Lukakun – duke e lënë sulmuesin në harresë.

Kjo situatë thuhet se ka nervozuar paksa trajnerin e ri Conte, i cili është i etur për ta sjell belgun në Giuseppe Meazza.

Lexo po ashtu Tri formacionet se si mund të luajë Interi nën Antonio Conten në sezonin e ri

Lukaku është aktualisht në Singapor me Unitedin duke pritur që klubi italian të bindet për të paguar çmimin e kërkuar nga klubi anglez.

Por, Interi papritur ka filluar të pyes veten nëse ia vlen të investohen këto para.

Lexo po ashtu Interi kthen vëmendjen nga Lukaku te Cavani

Pasi i tha Ole Gunnar Solskjaer javën e kaluar se ai donte largimin, sulmuesi tani po lihet i varur pasi skuadra e Serie A papritmas shikon në opsione të tjera të mundshme më të lira – si Rafael Leao që vlerësohet 35 milionë euro.

Trajneri i ri i Interit, Conte, besohet të jetë i zemëruar me mënyrën se si punëdhënësit e tij të rinj kanë filluar të thyejnë premtimet që bënë kur ata e bindën atë për të marrë detyrën. /Telegrafi/

Exit mobile version