Telegrafi

Interi planifikon transferimin e Vidalit, mund të sakrifikohet njëri mes Vecinos ose Gagliardinit  

Interi është i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin e Bayern Munichut, Arturo Vidal, por mendohet që ata do të duhet të shesin një lojtar për të kryer marrëveshjen prej 30 milionë eurosh.

Mesfushori kilian duket i vendosur të largohet nga Bavaria këtë verë, ku kaloi tre sezone pas transferimit nga Juventusi.

Drejtori sportiv i klubit Nerazzurri, Piero Ausilio, ishte në Gjermani për të përpara se të fluturonte për të takuar pronarët e Suning në Kinë.

Lexo po ashtu Arturo Vidal aludon se do të largohet prej Bayernit, Inter dhe Napoli pas kilianit

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Vidal është numri një në shënjestrën e klubit italian për mesfushën.

Arturo Vidal (Getty Images)

Ausilio thuhet se u informua nga gjermanët se ish-mesfushori i Juves do të kushtonte rreth 30 milionë euro.

Ky medium shton se të ngjarë që një shitje të jetë e nevojshme për të bërë marrëveshjen të funksionojë financiarisht.

Lexo po ashtu Chelsea dhe United i futën garës për Vidalin

Matias Vecino ose Roberto Gagliardini mund të sakrifikoheshin, me ish-lojtarin e Fiorentinës të lidhur ngushtë me Chelsea në javët e fundit.

Për Vidalin ka konkurrencë të fortë edhe nga Liga Premier, ku të interesuar mendohet se janë Chelsea dhe Manchester Unitedi. /Telegrafi/