Telegrafi

Interi përshpejton për Bremerin për të shmangur rrezikun nga Juventusi

Drejtori i Përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta, pritet të takohet sot (e diel) me presidentin e Torinos, Urbano Cairo, në një përpjekje për të mbyllur një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit Gleison Bremer.

Nerazzurrët kanë pritur të shohin statusin e transferimit të Milan Skriniar në Paris Saint-Germain, por tani ata po kërkojnë t’i përshpejtojnë gjërat pasi Juventus me sa duket konsideron një lëvizje për mbrojtësin brazilian.

Bremer është gati të bashkohet me Interin dhe Simone Inzaghi është gati të mirëpresë 25-vjeçarin.

Lexo po ashtu Juventusi pret ofertën e përmirësuar të Bayernit për De Ligt, sfidon Interin për Bremer

Sipas gazetës Tuttosport, Marotta do të takohet me Cairon sot ose nesër për të provuar të mbyllë një marrëveshje për transferimin e Bremer.

Interi është gati të paguajë rreth 30 milionë euro për qendërmbrojtësin brazilian dhe Cesare Casadei gjithashtu mund të përfshihet në marrëveshje.

Lexo po ashtu Inzaghi paralajmëron zyrtarizimin e Bremer te Interi

Formula mund të jetë një marrëveshje huazimi me detyrim blerje dhe me bonuse mund të rritet në rreth 40 milionë euro në total.

Nerazzurrët janë pak të shqetësuar për interesin e Juventusit dhe kështu ata nuk po planifikojnë t’i lënë rivalët e tyre të hyjnë në garë. /Telegrafi/