Raportohet se Interi është duke konsideruar rikthimin e Mateo Kovacic, si një alternativë për Luka Modricin.
Kroati la zikaltirt për Real Madridin në vitin 2015, por në verë u huazua te Chelsea.
Blutë nuk kanë opsion blerje, ndërsa TuttoSport raporton se klubi nga Milano është duke shikuar të gjitha mundësitë për ta kthyer verës.
Drejtori sportiv Piero Ausilio është në kërkim të një mesfushori kreativ dhe nëse dështon edhe një herë për Modric, do provojë Kovacicin.
Mateo në Ligën Premier po bën paraqitje të mira nën urdhrat e Maurizio Sarrit, ai është paraqitur në 18 ndeshje.
24-vjeçari krahas lojës së mirë ka arritur edhe dy asistime.
Te Interi ishte për tre sezone, ku në 97 ndeshje kishte shënuar tetë gola. /Telegrafi/