Telegrafi

Interi mendon për dyshen Rebic-Dzeko, Icardi te Roma

Interi ka kthyer vëmendjen tek sulmuesi i Eintracht Frankfurtit, Ante Rebic dhe mund të dërgojë Mauro Icardin te Roma si pjesë e marrëveshjes për Edin Dzeko.

Nerazzurret praktikisht kanë hequr dorë nga Romelu Lukaku, duke insistuar se oferta e tyre e fundit nuk do të rritet më, duke i dhënë Juventusit dritën e gjelbër për të përfunduar një marrëveshje shkëmbimi me Paulo Dybalan.

Lexo po ashtu Marotta: Kemi bërë ofertën e duhur për Lukakun, por ende nuk ka marrëveshje

Sipas  Sky Sport Italia, Interi ende ka nevojë për qendërsulmues dhe pritet të synojë 25-vjeçarin kroat Rebic, i cili ka një përvojë të vogël në Serie A me Fiorentinën.

Ai aktualisht është duke luftuar me një dëmtim të shpinës, por shënoi 10 gola dhe gjashtë asistime në 38 ndeshje në të gjitha garat me Eintrachtin sezonin e kaluar.

Rebic do të kushtonte rreth 40 milionë në rast blerje, me një përqindje të asaj që do të shkonte në klubin e tij të mëparshëm, Fiorentina.

Ndërkohë, Sky Sport Italia deklaron gjithashtu se Icardi e ka hapur derën e diskutimeve me Romën, ku transferimi i tij do të lejonte që zgjedhja e parë Dzeko të bashkohej me Interin.

Deri më tani, Nerazzurrët kanë ofruar vetëm 13 milionë plus bonue, por Giallorossët nuk do të tërhiqen nga vlerësimi i tyre prej 20 milionë eurosh.

Lexo po ashtu Roma ofron 30 milionë dhe Dzekon për Icardin

Nëse Icardi do të transferohej te Roma, atëherë është e qartë që Interi do të merrte gjithashtu një shumë të madhe parash (40-50 milionë euros) si pjesë e marrëveshjes.

Napoli mbetet gjithashtu në garë, por Icardi duket se ka disa dyshime për transferimin e tij në San Paolo, edhe pse janë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/