Interi ka kompletuar transferimin afatgjatë të Matteo Darmian nga Parma, derisa Matteo Politano ka kaluar te Napoli dhe Antonio Candreva te Sampdoria.
Marrëveshjet e huazimit janë shndërruar në obligime për blerje këtë shkurt, derisa Calcio e Finanza i ka bërë të ditura marrëveshjet me klubet respektive.
Candreva është transferuar te Sampdoria për 2.5 milionë euro, duke qenë se pika e fituar ndaj Beneventos e ka aktivizuar marrëveshjen mes dy klubeve.
Njësoj ka ndodhur edhe me Matteo Politanon, pasi paraqitja ndaj Genoas e ka aktivizuar klauzolën për kontratë afatgjate, nga e cila Interi përfiton 19 milionë euro.
Darmian është bërë pjesë e Nerazzurrëve, ndërsa Parma ka përfituar 2.5 milionë euro për të. Aktivizimin e obligimit për blerje e kanë bërë tri pikët e fituara ndaj Fiorentinas. /Telegrafi/