Juventusi është shumë afër ta transferojë Mauro Icardin, mirëpo Interi ka kërkuar që ata të përfshijnë në ofertë edhe dy lojtarë.
La Gazetta dello Sport raporton se Nerazzurrët janë të gatshëm të heqin dorë nga sulmuesi argjentinas, pasi nuk po arrijnë t’i zvogëlojnë problemet mes tyre, andaj në verë do t’i ndajnë rrugët.
Interi thuhet se është duke punuar në rrugët ligjore rreth shitjes së Icardit në këtë verë te Juventusi, gjersa vlera e lojtarit ka rënë në 70 milionë euro në tregun e transferimeve.
Sipas të përditshmes italiane, zikaltrit thuhet se kërkojnë Paulo Dybalan dhe Juan Cuadradon për ta lënë Icardin që të kalojë në Allianz Stadium.
Antonio Conte besohet se është adhurues i madh i lojës së dyshes së Juventusit, kështu duke kërkuar transferimin e tyre në këmbim të argjentinasit.
Në ditët e ardhshme pritet të qartësohet gjithçka rreth të ardhmes së sulmuesit argjentinas, edhe pse raportohet se ky i fundit dëshiron që ta shkëpusë kontratën dhe të largohet me parametra zero. /Telegrafi/