Site icon Telegrafi

Interi interesohet për dyshen e Man Cityt

Interi thuhet se është i interesuar në nënshkrimin me huazim të dyshes së mbrojtësve të Manchester Cityt, Eliaquim Mangala dhe Nicolas Otamendi.

Gjiganti italian ka vetëm Milan Skriniar dhe Mirandan si opsione të garantuara në qendër të mbrojtjes, me Gary Medelin që nënshkroi për Besiktasin, Jeison Murillon që është afër hyrjes në Valencia dhe Andrea Ranocchia të lënduar.

Lexo po ashtu Interi takohet me agjentin e Aurier, mendohet shkëmbimi me Joao Marion

Sipas Tuttosport dhe Corriere dello Sport, Nerazzurrët nuk janë të gatshëm të shpenzojnë pa mend për ndonjë përforcim, duke i bërë ata të ftohtin interesin e tyre për të rinjtë francezë Presnel Kimpembe dhe Issa Diop.

Lexo po ashtu City planifikon t’i fitojë 100 milionë funte nga 10 largime

Rrjedhimisht, ndërmjetësit apo agjentët kanë sjellë dyshen e Cityt, Mangalan dhe Otamendin në vëmendjen e Nerazzurrëve.

Dyshja e mbrojtjes, Mangala-Otamendi

Gazetat pretendojnë se do të jenë në dispozicion në huazim, me francezin që shpreson të luaj rregullisht për të rifituar vendin e tij në ekipin e Francës për Kupën e Botës së verës së ardhshme.

Argjentinasi, ndërkohë, do të ishte marrëveshje më e vështirë për tu kryer, por ai nuk është një figurë qendrore për planet e Pep Guardiolës. /Telegrafi/

Exit mobile version