Telegrafi

Interi hedh poshtë largimin e Jovetic

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka thënë se Stevan Jovetic nuk largohet nga klubi.

Sulmuesi malazez është lidhur me një largim nga Nerazzurrët, ndërsa Milani dhe Fiorentina ishin klubet më të interesuara.

Lexo po ashtu Zyrtare: Nasri te Sevilla (Foto)

Sidoqoftë, duket se nuk do të ndodhë largimi i lojtarit në këtë afat kalimtar.

“Jovetic, ka qenë, është dhe do të jetë lojtar i Interit”, ka thënë Auselio për FCInter1908.it. /Telegrafi/