Christian Eriksen duket se do të largohet nga Interi një vit pasi u transferua në Giuseppe Meazza.
Mesfushori danez nuk është më pjesë e planeve të skuadrës italiane dhe largimi i tij pritet që të ndodhë në janr.
Antonio Conte kishte shpresuar se me Eriksenin, mesfusha e Interit do të ngjallej, por që ka gabuar.
Danezi kaloi në janar të këtij viti te skuadra italiane nga Tottenham Hotspuri, ndërsa tani do të largohet si pjesë e shkëmbimit.
Arsenali dhe Manchester United janë të interesuar në Eriksenin, andaj do të ofrojnë edhe lojtarë si pjesë të marrëveshjes.
Sipas asaj që raporton Daily Mail, The Gunners do të ofrojnë Granit Xhakën në marrëvehsje për shërbimet e danezit.
Në anën tjetër, Manchester United besohet se do të ofrojë Fredin, për t’i marrë shërbimet e ish-anëtarit të Spurs. /Telegrafi/