Site icon Telegrafi

Interi është i interesuar për huazimin e Lukakut

Klubi italian, Interi është i interesuar në rikthimin e ish-sulmuesit të tyre, Romelu Lukaku, por vetëm në formë huazimi nga Chelsea.

Sulmuesi belg iu bashkua Chelseat për një blerje rekord klubi prej 98 milionë funtesh apo 115 milionë euro verën e kaluar.

Megjithatë, Lukaku ka luftuar për qëndrueshmëri në sezonin 2021/2022 dhe shpeshherë ka qenë cak i sulmeve dhe është lidhur me një largim nga Blutë.

Lexo po ashtu Rikthehet telenovela "Lukaku": Belgu e kërkon me ngulm rikthimin te Interi, sidomos pas sanksioneve të Chelseat

Lukaku disa herë është shprehur i palumtur dhe do të mirëpriste një rikthim në San Siro, ku shkëlqeu për dy sezone me Interin, duke fituar edhe titullin.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Interi është i interesuar të rikthejë Lukakun, por vetëm në klub në formë huazimi.

Lexo po ashtu Chelsea detyrohet ende 85 milionë euro për nënshkrimin e Lukakut, por jo Interit

Interi nuk mund të përballojë blerjen e drejtpërdrejtë të Lukakut, por mund të kërkojë të organizojë një marrëveshje fillestare huazimi kur të rihapet afati i transferimeve.

Ndryshe, belgu gjatë dy sezoneve të Interit luajti gjithsej 95 ndeshje duke shënuar 64 gola dhe duke bërë 16 asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version