Telegrafi

Interi dhe Torino do të tentojnë shkëmbimin Vecino-Izzo edhe në janar

(Foto: Instagram/vecino)

Interi është duke shpresuar se do të arrijë marrëveshje shkëmbimi ndërmjet Matias Vecino dhe Armando Izzo në afatin kalimtar të janarit.

Nerazzurrët e deshën shkëmbimin e lojtarit të tyre me qendërmbrojtësin e Torinos gjatë verës, mirëpo marrëveshja mes klubeve nuk u arrit.

Tash, CalcioMercato raporton se zikaltrit do ta bëjnë të njëjtin propozim edhe në afatin kalimtar dimëror.

Armando Izzo (Foto: Instagram/armandoizzoreal)

Interi dëshiron që shkëmbimi fillimisht të jetë huazim deri në fund të sezonit dhe pastaj dy klubet do t’i negociojnë kushtet për transferim afatgjatë.

Lexo po ashtu Torino i ofron Interit shkëmbimin Izzo-Vecino

Vecino ka vetëm edhe dy vite në kontratën e tij me Nerazzurrët, kurse Izzo ka kontratë me Torinon deri në vitin 2024. /Telegrafi/