Roma dhe Inter gjithmonë kanë në radhët e veta futbollistë që kanë veshur fanellën e të dyja skuadrave.
Dy skuadrat italiane shpeshherë kanë blerë nga njëra tjetra futbollistë dhe kjo gjë nuk është diçka e jashtëzakonshme.
Inter është duke kërkuar tani transferimin e mbrojtësit të majtë të Romës, Emerson Palmieri.
Në garë për italo-brazilianin mbetet edhe rivali i Romës për titullin e kampionit Juventus.
Inter ka kërkuar huazimin e lojtarit me të drejtën e blerjes në fund të stinorit për 28 milionë euro.
Kjo ofertë e zi kaltërve është hedhur poshtë nga drejtori sportiv i Romës, Monchi.
Tani sipas medieve italiane, Inter i ka bërë një ofertë të re Romës, ku i ka propozuar shkëmbim të lojtarëve.
‘Neroazzurrët’ janë të gatshëm ta dërgojnë te Roma mesfushorin portugez Joao Mario për ta marrë Emersonin në ‘Giuzeppe Meazza’.
Kjo ofertë e zi kaltërve duket se i ka pëlqyer Romës e cila po mendon seriozisht për një shkëmbim të tillë.
Gjithsesi duhet cekur se në garë për Emersonin është edhe gjiganti anglez Liverpool. /Telegrafi/