Drejtorët e Interit dhe Chelseat do të takohen së shpejti për të diskutuar të ardhmen e Romelu Lukakut, por edhe portierit Andre Onana dhe mbrojtësit Kalidou Koulibaly.
Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano pretendon se drejtorët e Nerazzurrëve dhe Bluve do të ulen së shpejti në një takim kuptimplotë transferimi.
Sipas mediumit Sky Sport Italia, ai takim do të zhvillohet në Londër.
Nerazzurrët e kanë bërë Koulibalyn prioritet të tyre të transferimit në mbrojtje, duke qenë se Milan Skriniar do t’i bashkohet PSG-së në një transferim të lirë.
Sipas Romanos, në takim mund të diskutohet edhe për mbrojtësin tjetër Trevoh Chalobah.
Nga ana tjetër, Chelsea është i interesuar për portierin e Interit, Andre Onana, i cili mbajti të paprekur pesë herë portën në shtatë ndeshje me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Reprezentuesi kamerunas, i cili iu bashkua Interit në një transferim të lirë nga Ajaxi verën e kaluar, u vlerësua nga Pep Guardiola para dhe pas finales së Ligës së Kampionëve javën e kaluar.
E fundit por jo më pak e rëndësishme, Interi dhe Chelsea do të diskutojnë gjithashtu për Lukakun. Reprezentuesi belg është i huazuar në Stadio Meazza dhe duket i gatshëm të qëndrojë në Inter në sezonin 2023-2024.
Megjithatë, Nerazzurrët nuk kanë një mundësi për ta bërë lëvizjen e tij të përhershme, kështu që ata do të duhet të negociojnë një tarifë me Chelsean ose të përpiqen të zgjasin huazimin e tij për një sezon më shumë. /Telegrafi/