Telegrafi

Interi afër transferimit të Kovacicit, pas ndalesës së Chelseat nga FIFA

Mateo Kovacic (Foto: Harriet Lander/Getty Images/Guliver)

Mateo Kovacic pritet të ketë një verë të nxehtë, pasi Real Madridi nuk e dëshiron rikthimin e tij në Santiago Bernabeu.

Skuadra spanjolle është e gatshme të heqë dorë nga mesfushori kroat, ndërsa po kërkon 47 milionë euro nga shitja e tij në këtë verë.

Kovacic ishte në huazim te Chelsea në sezonin që sapo përfundoi, gjersa ka bërë paraqitje të mira në Stamford Bridge.

Mateo Kovacic (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Real Madridi është i gatshëm ta shesë kroatin, mirëpo kërkojnë 47 milionë euro nga shitja e tij, derisa të Blutë nga Londra po refuzojnë që ta paguajnë atë shumë.

Lexo po ashtu Conte e do rikthimin e Kovacicit te Interi

Por, sipas asaj që raporton AS, Interi ka shfaqur interesim në transferimin e Mateo Kovacic, e që marrëveshja mund të arrihet shumë lehtë, pasi kroati ka luajtur në të kaluarën për Nerazzurrët.

Marrëveshja thuhet se mund të kompletohet në javët e ardhshme, edhe pse kroati po e pëlqen qëndrimin te Chelsea, por këta të fundit mund ta transferojnë atë vetëm nëse hiqet dënimi i FIFA-s për dy afate mos transferime të lojtarëve. /Telegrafi/