Telegrafi

Inter, 96 milionë jashtë listës së Ligës së Kampionëve

Roberto Gagliardini gjatë ndeshjes kundër Milanit (Foto: Getty Images)

Tashmë shumica e skuadrave kanë publikuar listën e lojtarëve që do të mund të luajnë në Ligën e Kampionëve për sezonin 2018/19.

Në mesin e tyre është edhe lista e Interit, e cila shfaq gabime në tregun e transferimeve nga klubi zikaltër.

Lucian Spalletti në listën e 21 lojtarëve nuk ka përfshirë Joao Marion, Dalbert Henrique dhe Roberto Gagliardinin.

Dalbert në duel me Lorenzo De Silvestrin gjatë ndeshjes Inter-Torino (Foto: Getty Images )

Nëse e gjitha kjo përkthehet në vlerë financiaren i bie që Interi ka lënë jashtë lojtarë të blerë në vlerë 96 milionë euro, gjë që nuk është pak.

Mesfushori portugez, Joao Mario i kushtoi Interit 40 milionë euro nga Sporting Lisbona, kurse mbrojtësi Dalbert 28 milionë euro nga Nice.

Lexo po ashtu Wanda Nara: Juve e ka kërkuar Icardin, por i vetmi kontakt mes tyre janë shtatë golat që Mauro ua ka shënuar

Emri që bëri më shumë zhurmë është ai i Gagliardinit, i cili nuk pritej të lihej jashtë. Paraqitjet e mesfushorit italian që nga blerja e tij nga Atalanta për 28 milionë euro kanë qenë pozitive, por në fund Spalletti preferoi Matias Vecinon.

Interi është në Grupin B së bashku me Barcelonën, Tottenhamin dhe PSV Eindhoven. /Telegrafi/

https://twitter.com/IFTVofficial/status/1036665145861259264