Telegrafi

Inter 0-0 Napoli: Notat e lojtarëve, Skriniar i pakalueshëm

Milan Skriniar tregoi edhe një herë se është një nga mbrojtësit më të mirë në top pesë ligat evropiane (Foto: Getty Images)

Interi arriti të marrë një barazim pa gola ndaj Napolit në Giuseppe Meazza.

Më i miri në këtë takim ishte Milan Skriniar, sllovaku ishte vendimtar që skuadra e tij mos të pranojë gol.

Dries Mertens në tentim për ta kaluar Mirandan (Foto: Getty Images)

I vendosur mirë në mbrojte, i qet në situata të vështira, i pakalueshëm në një më një, në lojën në ajër dominues. Janë disa nga gjërat që mund të përshkruajnë Skriniarin ndaj Napolit, duke mos harruar edhe shtyllën e goditur në fillimin e pjesë së dytë.

Te vendasit paraqitje të mirë arritën të bëjnë edhe Joao Miranda, Marcelo Brozovic dhe Joao Cancelo.

Elseid Hysaj dhe Joao Miranda gjatë një dueli në Giuseppe Meazza (Foto: Getty Images)

Te Napoli më i miri ishte mbrojtësi Mario Rui, kurse Elseid Hysaj në fazën mbrojtëse ishte i mirë, por jo dhe në atë sulmuese.

Për t’u vlerësuar janë edhe Jorginho, Kalidou Koulibaly dhe Marek Hamsik, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Inter:

Napoli:

/Telegrafi/