Andres Iniesta beson se Antoine Griezmann do të ishte një shtesë e madhe për Barcelonën nëse vendos të kalojë në Camp Nou këtë verë.
Griezmann është përfolur si transferimi më i ri i Barcelonës, pasi katalunasit mendohet se ta paguajnë pa problem kluazolën e largimin prej 100 milionë eurosh.
Disa mediume e kanë dhënë edhe si të kryer transferimin e francezit në Camp Nou, duke raportuar se palët kanë arritur tashmë marrëveshje.
Megjithatë, drejtuesit e Atletico Madridit janë të nervozuar me këtë situatë dhe qasjen e Barcelonës për Griezmannin, duke theksuar se nuk presin që lojtari të largohet.
Edhe mesfushori i Barcelonës, Iniesta, i cili po largohet nga klubi në fund të sezonit ka folur për përforcimet e skuadrës së tij në një ngjarje promovuese në Barcelonë.
Iniesta foli në theks të veçantë për yllin e Atleticos, Griezmann, për të cilin deklaroi se do të ishte nënshkrim i madh.
“Griezmann do të ishte një nënshkrim i madh, por nuk dua të hyj më thellë, sepse mendja ime ka qenë në gjëra të tjera për dy javët e fundit”, ka thënë Iniesta.
Ndryshe, Griezmann iu pëlqen shumë edhe Manchester Unitedit, Bayern Munichut dhe Paris Saint-Germain. /Telegrafi/