Telegrafi

Icardi i vetëm më produktiv se i gjithë sulmi i Milanit së bashku

MILAN, ITALY - NOVEMBER 19: Mauro Emanuel Icardi of FC Internazionale Milano looks on during the Serie A match between FC Internazionale and Atalanta BC at Stadio Giuseppe Meazza on November 19, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Interi në krye me Mauro Icardin thjesht i pandalshëm këtë sezon në Serie A.

Zikaltrit janë ende të pamposhtur pas javës së 14, ndërsa sulmuesi argjentinas ka 15 gola në konton e tij.

Lexo po ashtu Icardi: Nëse Reali më thërret, nuk do t’i përgjigjem

Por, kjo nuk mund të thuhet edhe për Milanin, që po përjeton një tjetër sezon të dobët.

Icardi ka arritur të shënojë i vetëm më shumë gola se gjithë sulmuesit e Milanit. Aktualisht kuqezinjtë kanë të regjistruar gjashtë lojtarë si sulmues dhe të gjithë së bashkua ta kanë shënuar dhjetë gola, pra më pak se Icardi i vetëm.

Suso ka shënuar pesë gola, Hakan Calhanoglu një gol, Patrick Cutrone (2) dhe Nikola Kalinic (3), pa gola janë Fabio Broni dhe Andre Silva.

Pas Icardit te Interi më së shumti gola ka shënuar Ivan Perisic me katër gola dhe Marcelo Brozovic me tri. /Telegrafi/