Interi në krye me Mauro Icardin thjesht i pandalshëm këtë sezon në Serie A.
Zikaltrit janë ende të pamposhtur pas javës së 14, ndërsa sulmuesi argjentinas ka 15 gola në konton e tij.
Por, kjo nuk mund të thuhet edhe për Milanin, që po përjeton një tjetër sezon të dobët.
Icardi ka arritur të shënojë i vetëm më shumë gola se gjithë sulmuesit e Milanit. Aktualisht kuqezinjtë kanë të regjistruar gjashtë lojtarë si sulmues dhe të gjithë së bashkua ta kanë shënuar dhjetë gola, pra më pak se Icardi i vetëm.
Suso ka shënuar pesë gola, Hakan Calhanoglu një gol, Patrick Cutrone (2) dhe Nikola Kalinic (3), pa gola janë Fabio Broni dhe Andre Silva.
Pas Icardit te Interi më së shumti gola ka shënuar Ivan Perisic me katër gola dhe Marcelo Brozovic me tri. /Telegrafi/