Telegrafi

Icardi rikthehet në radarin e Real Madridit

Mauro Icardi është rikthyer edhe një herë në radarin e Real Madridit, raporton Mundo Deportivo.

Duket se Los Blancos janë në dijeni se Lautaro Martinez do të kalojë te Barcelona dhe po shikojnë opsione të tjera.

Zinedine Zidane e ka vlerësuar sulmuesin argjentinas si më të mirin në treg dhe po tenton të marrë atë në Santiago Bernabeu.

Icardi është aktualisht në huazim te Paris Saint-Germain, por në fund të edicionit do të rikthehet te Interi.

Nerazzurët nuk e duan rikthimin e tij në Giuseppe Meazza, derisa refuzojnë të shesin atë në Serie A.

Lexo po ashtu Milani planifikon 'transferimin e ëndrrave' - Icardi në fanellën kuqezi

Juventusi dhe Milani janë të interesuar për transferimin e Icardit, mirëpo Interi nuk dëshiron të përforcojë rivalët.

Madrilenët mund të përfitojnë nga kjo gjë dhe të transferojnë lojtarin për 70 milionë euro. /Telegrafi/