Telegrafi

Icardi refuzon shkëmbimin me Aubameyang

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi ka refuzuar një marrëveshje shkëmbimi me sulmuesin e Arsenalit Pierre-Emerick Aubameyang, pasi thuhet se dëshiron Juventusin.

Ish-kapiteni i Nerazzurrëve është lënë jashtë turneut para-sezonal në Azi dhe iu tha se nuk është në planet e trajnerit të ri Antonio Conte.

Megjithatë, ai vazhdon të hedh poshtë të gjitha propozimet, sepse ai është i bindur se do të bashkohet me Juventusin për një çmim të reduktuar në fund të gushtit.

Lexo po ashtu Juventusi e lë të lirë numrin 9, nuk ia rikthen Higuainit - rriten thashethemet për ardhjen e Icardit

Sipas mediumit italian Sport Mediaset, një nga mundësitë e fundit që ai refuzoi ishte shansi për t’u bashkuar me Arsenalin, një marrëveshje që do ta sillte Aubameyang në Inter.

Do të ishte një kthim në San Siro për Aubameyang, i cili filloi karrierën e tij në akademinë e të rinjve të rivalëve të tyre të Milanit.

Lexo po ashtu Icardi do ta presë Juven deri më 10 gusht

Napoli mbetet ekipi më i interesuar në Icardin, veçanërisht nëse ai është në dispozicion për vetëm 60 milion euro, që është gjysma e çmimit të kërkuar nga Interi një vit më parë.

Megjithatë, burime të shumta thonë se reprezentuesi argjentinas i ka bërë një premtim Juventusit dhe do të mbajë për disa javë të tjera, të paktën. /Telegrafi/