Chelsea ka etiketuar dyshen Mauro Icardi dhe Patrick Cutrone si lojtarët e mundshëm për të zëvendësuar Alvaro Moratan në vijën e sulmit.
Ardhja e italianit Maurizio Sarri ka ndryshuar gjithë fizionominë dhe taktikat e lojës tek skuadra londineze.
Megjithatë, Blutë edhe në këtë sezon po kanë vështirësi në vijën e sulmit dhe përfundimin e aksioneve nga një sulmues klasi.
Kështu, drejtuesit e klubit dhe trajneri duan një sulmues të ri në skuadër, lojtar i cili iu premton gola si zëvendësues i Moratas.
Sipas mediumit britanik The Sun, Chelsea është duke shikuar për sulmuesin e Interit, Icardi dhe atë të Milanit, Cutrone.
Blutë po mendojnë transferimin e njërit prej këtyre dy lojtarëve në afatin kalimtar të janarit.
Icardi thuhet se është opsioni i preferuar i Bluve, por çmimi prej 110 milionë eurove mendohet të jetë i lartë, ndërsa edhe vetë lojtari e Interi nuk mendohet se janë të gatshëm për largim.
Në anën tjetër, Cutrone mund të kushtojë përgjysmë më pak dhe londinezët janë duke analizuar situatën e tij. /Telegrafi/