Juventusi është i interesuar të nënshkruajë me yllin e Tottenham Hotspur, Harry Kane, por Mauro Icardi mbetet objektivi kryesor.
Sulmuesi anglez është duke u lidhur me një largim nga klubi i tij pasi dëshiron të fitojë trofe.
Ai është i lidhur me Manchester Unitedin, Real Madridin dhe së fundmi me kampionin italian, Juventusit.
Megjithatë, sipas mediumit italian Calciomercato, Juventusi do të tentojë transferimin e Kane vetëm nëse nuk mund të nënshkruajnë me Icardin.
Icardi është objektivi numër një për trajnerin Maurizio Sarri dhe Juventusin, pasi ata kërkojnë të ndërtojnë një ekip fitues për Ligën e Kampionëve.
Ata e dinë që Icardi do të ishte i arritshëm dhe më i përballueshëm dhe janë të gatshëm të shkojnë për Kane vetëm nëse nuk mund ta marrin argjentinasin.
Dëshira e Kane për të shkuar te Juventusi është ende e paqartë, ashtu sic është edhe i paqartë edhe rifillimi i futbollit pas pezullimit nga pandemia e coronavirusit. /Telegrafi/