Telegrafi

Icardi, lojtari më vendimtar në Serie A – ia ka fituar 19 pikë Interit  

MILAN, ITALY - OCTOBER 24: Mauro Emanuel Icardi of FC Internazionale Milano celebrates his second goal during the Serie A match between FC Internazionale and UC Sampdoria at Stadio Giuseppe Meazza on October 24, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi është lojtari më vendimtar në Serie A këtë sezon, duke ia fituar plot 19 pikë skuadrës së tij, Interit.

Nerazzurrët janë ende të pamposhtur këtë fillim sezoni, me 12 fitore dhe tri barazime në 15 ndeshjet e para të Serie A.

Klubi nga Giussepe Meazza përballet me Juventusin sonte (e shtunë) duke synuar të qëndrojnë në krye të tabelës edhe pas kësaj ndeshje me një rezultat pozitiv.

Lexo po ashtu Analizë - Icardi, imazhi kontravers i keqinterpretuar me potencial prej legjende

Por, suksesi i madh i këtij fillim sezoni të Interit sigurisht që i faturohet edhe sulmuesit ‘vrasës’ të tyre, Icardi, i cili është lojtari më vendimtar në Serie A.

Icardi i prinë listës së golashënuesve në Serie A me 16 gola (Getty Images)

Icardi ka shënuar plot 16 gola në 15 ndeshje deri më tani këtë sezon, por gola e tij nuk janë vetëm të shumta, ato janë shumë të rëndësishme.

Kapiteni i Nerazzurrëve i ka fituar klubin të tij plot 19 nga 39 pikët e tyre deri tani, ose duke hapur rezultatin nga 0-0 ose duke shënuar për një barazim ose fitore.

Lexo po ashtu Icardi: Unë te Reali? Vetëm thashetheme! - E dua Interin dhe dua të fitojë me këtë fanellë

Pas një dy-golëshi kundër Fiorentinës në javën e parë, Icardi barazoi në Romë para se të shënonte sërish për të rezultatin 2-1 për Interit në një ndeshje që përfundimisht përfundoi me një fitore 3-1.

Sulmuesi e theu bllokimin kundër Spalit, para se të shënonte për një barazim në udhëtim te Bologna dhe të rrëmbejë një het-trik në fitoren 3-2 ndaj Milanit në Derby della Madonnina.

Festa e Icardit pas het-trikut ndaj Milanit (Getty Images)

Fundjavën e kaluar, Icardi shënoi dy gola në një fitore 2-0 ndaj Atalantas, duke e bërë atë lojtarin më vendimtar në Serie A këtë sezon.

Në të vërtetë ndeshja e vetme në të cilën 24-vjeçari ka shënuar, por nuk ka hapur rezultatin, të barazoj apo të fitojë ishte fitorja 3-2 ndaj Sampdoria.

Lexo po ashtu Ronaldo: Interi mund ta fitojë Scudetton, Icardi është lojtar i madh

Në atë ndeshje Milan Skriniar e kaloi Interin 1-0 në epërsi përpara se Icardi të bënte 2-0 dhe pastaj 3-0, në fitoren përfundimtare 3-2.

Kundër Cagliarit, Icardi hapi rezultatin, si dhe shënoi golin e tretë në një fitore 3-1. /Telegrafi/