Telegrafi

Icardi kalon te Napoli, Milik te Juventusi?

Napoli i është rikthyer garës për Mauro Icardin, pasi thuhet se Akadiusz Milik do të kalojë te Juventusi në fund të këtij edicioni.

Paris Saint-Germain nuk është i interesuar që të transferojë më sulmuesin argjentinas, andaj me të përfunduar ky sezon do të rikthehet te Interi.

Nerazzurët refuzojnë që të shesin atë te Zonja e Vjetër, por nuk e refuzojnë të njëjtën gjë edhe për napolitanët.

Interi ka përfituar 13 milionë euro nga huazimi i tij, derisa skuadra franceze e ka opsionin për ta blerë atë për 70 milionë euro, mirëpo që lojtari nuk e dëshiron qëndrimin në Paris.

Lexo po ashtu PSG heq dorë nga transferimi i Icardit

FCInterNews.it raporton se e gjithë kjo situatë shkon në favor të Napolit, që është afër transferimit të Icardit, derisa Dries Mertens do të largohet Sao Paolo.

Në anën tjetër, Milik nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Napolin dhe thuhet se është i gatshëm që të kalojë te Juventusi. /Telegrafi/