Telegrafi

Icardi dëshiron vetëm Juventusin

Sulmuesi në pronësi të Interit, Mauro Icardi thuhet se dëshiron vetëm Juventusin dhe Zonja e Vjetër mund të ofrojë anësorin Juan Cuadrado në këmbim.

Icardi e ka kaluar sezonin i huazuar te Paris Saint-Germain, por gjigantët francezë thuhet se nuk kanë gjasa të shfrytëzojnë mundësinë e tyre të blerjes.

Sulmuesi ka qenë i lidhur me Napolin, dhe mediumi italian Sport Mediaset pretendon se ai preferon tjetër skuadër dhe është i prirur për një rikthim në Itali.

Lexo po ashtu Juventusi zgjedh Icardin si partnerin ideal të Ronaldos, por duhet të sakrifikojë një futbollist për argjentinasin

Sipas Sport Mediaset, Icardi dëshiron të bashkohet vetëm me Juventusin, të cilët janë të gatshëm të fillojnë negociatat me Interin.

Nerazzurrët prej kohësh i rezistuan një shitje të mundshme te rivalët e tyre të urryer, por kjo mund të ndryshojë pasi Bianconerët do të propozonin Cuadradon plus para të gatshme.

Lexo po ashtu Juventusi i gatshëm që të ofrojë Pjanicin dhe Alex Sandron për Icardin

Mediumi italian tregon tutje se anësori kolumbiani është shumë i vlerësuar nga trajneri i Interit, Antonio Conte.

Kolumbiani, i cili mbush 32 vjeç muajin tjetër, është rikthyer si mbrojtës i djathtë nga Maurizio Sarri këtë sezon dhe nënshkroi një kontratë të re në nëntor. /Telegrafi/