Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic e pranon se koha e tij me Barcelonën ishte pika më e ulët e karrierës së tij.
Suedezi mbërriti në Camp Nou në vitin 2009 pasi fitoi tre tituj radhazi të ligës me Interin, por ai qëndroi vetëm një vit në Spanjë përpara se të kthehej në Itali për t’iu bashkuar AC Milan .
Ibrahimovic shënoi 22 gola në 46 paraqitje për Barcelonën, por ka pranuar se nuk e shikon mbrapa kohën e tij në klub me ndonjë dashuri.
Ai ka pohuar gjithashtu se e ka “zhgënjyer” veten gjatë asaj periudhe në karrierën e tij, duke e cilësuar si pika më e ulët e karrierës.
“Kujtimi im më i keq? Mendoj se ishte Barcelona, por jo për futbollin. Aty më ndodhi të mendoj shumë”, ka thënë fillimisht Ibrahimovic për Canal Plus.
“Po, e kam zhgënjyer veten. I kam bërë gjërat ndryshe. Mendova dy herë para se të aktroja dhe u zhgënjeva”.
“Aty humba identitetin tim. Më pas, e gjeta përsëri dhe kjo më lejoi të pushtoj botën”, përfundoi sulmuesi kontrovers. /Telegrafi/