Site icon Telegrafi

Ibra: Në rast se klubet nuk ishin të mëdha, i bëja unë

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic, gjatë një interviste ka folur edhe për të kaluarën e tij.

Gjiganti suedez ka thënë se ka pasur fatin të luante në klube të mëdha, por në rast se ato nuk ishin në fillim, pas transferimit të tij ato shndërroheshin në klube të mëdha.

Lexo po ashtu Nga i pari deri te 25 mijti, këta janë autorët e golave jubilarë në Ligën Premier

“Kam luajtur në klube të mëdha, por në rast se ato nuk ishin i bëja unë kur i bashkohesha atyre”, ka thënë Ibra, raporton Daily Mail.

Zlatan ka fituar 13 tituj të ligave në 15 sezone me gjashtë klube të ndryshme.

Ibra në të kaluarën ishte pjesë e Malmos, Ajaxit, Juventusit, Interit, Barcelonës, Milanit dhe PSG-së. /Telegrafi/

Exit mobile version